Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka dhe Flamur Hoxha janë deputetët që u përjashtuan dje nga Sekretariati i Etikës për 10 ditë, pas tensioneve të krijuara në Kuvend.

 

Deputeti Flamur Hoxha, akuzohet se ka dëmtuar pajisjet elektronike me tymuese. Ai hedh poshtë këto akuza, ndërsa shton se është i gatshëm  të paguaj dëmin që është shkaktuar.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan se kjo qeveri kur nuk bën dot armiq, i shpik ato. Ndërsa thotë se e mbajnë pushtetin me grykën e pushkës e kërkojnë që vendi të mbesë pa opozitë e fjalë të lirë.

 

Unë kur ta hedh gurin nuk e fsheh dorën, kur nuk bejnë dot pa armiq, shpikin armiq!

 

Ne vendimin e sekretariatit per Procedurat,Votimet dhe Etiken  me mase disiplinore “Perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe ne séance plenare per 10 dite ” ka vetem nje paragraf ku thuhet:” nje kuti vendoset nga deputeti Flamur Hoxha ne tavolinen perpara , duke demtuar pajisjen elektronike te votimit dhe rrezikuar qe flaket te perhapeshin ne salle” pra ta largosh nga vetja dhe ta vendosesh ne tavoline perhapen flaket,  mesa duket paskan dashur ta hidhja perdhe ku flaket do benin demin e deshiruar prej tyre.

 

Nuk ja vlen te reagosh kur nga partia shtet me mandatet e shumices pa moral politik qe nga ardhje ne pushtet me cdo menyre e mjet para nje dekade, me cdo aleance  krimi e korrrupsioni te cilet  pushtetin e marrin dhe e mbajne me gryken e pushkes e duke mos harruar vesin e eterve qe e duan vendin pa opozitete e fjale te lire duke shkelur cdo ligj madje edhe ate te  Kushtetutes se shenjte te Shqiperise. 

 

Meqenese ne jete kurre nuk kam demtuar nje cent te pasurise se shqiptareve , perkundrazi kam kontribuar prej tre dekadash me ndershmeri e korrektesi do ti drejtohem komisionit te vleresoje demin te cilin do do ta shlyej pa medyshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *