Deputeti demokrat, Ervin Salianji, një një lidhje në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, u ndal te një nga propozimet e Partisë Demokratike, vettingu i politikanëve. Mirëpo, kjo kërkesë kërkon patjetër me votë mbështetjen e mazhorancës.

 

I pyetur nëse mendon që socialistët do të japin konsensusin, Salianji beson se presioni publik do të bëjë që kjo nismë të kalojë.

 

“Së pari, ne kemi nje propozim me amendime kushtetuese për të bërë Vetting, është në interesin publik që të ndahet njëherë e mirë Shqipëria dhe qytetarët nga politikanët që pasurohen për vete duke vjedhur e plaçkitur mundin e djersën e qytetarëve shqiptarë…Nuk mund ta bëjnë politikanët vettingun për politikanët. Duhet të bëhet përmes një procesi të hapur publik, me një standard, jo që të shkojë aty kallëzimi e të mbetet me vite. Të behet një Vetting mbi procedurat, dhe mbi kriteret e matshme: pasurinë, kontaktin me krimin dhe papërshtatshmërinë e lidhjeve që mund të ketë një politikan. Padiskutim që edhe socialistët duhet t’i shërbejnë interesit publik. Presioni publik do të bëjë që kjo nismë të kalojë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *