Pavarësisht se u kallëzua në Prokurorinë e Tiranës për emërime fiktive në burgun e Shkodrës, ish-drejtori i përgjithshëm Miklovan Kopani ka mohuar akuzat. Ai thotë se firma ne dokumentet qe janë dërguar per ekspertim nga policia nuk është e tij. Së bashku me Kopanin u paditën edhe dy ish-vartësit e tij, të cilët po procedohen në gjendje të lirë. Për këto arsye, organi i akuzës do të kërkoje analizat daktiloskopike për të saktësuar vërtetësinë e firmës. Hetimet e kryera nga policia ngrëne dyshimet se Kopani dhe drejtori i personelit, kane përdorur vulën e institucionit dhe me pas kane falsifikuar shkresën, e cila emëronte 20 punonjësit ne burgun e Shkodrës, qe ende nuk është hapur.