Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i kërkon SPAK që të ndjekë penalisht kryeministrin Edi Rama për krizën e kaluar në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Sipas tij, kreu i qeverisë u njoftua më 5 gusht nga ambasadorja shqiptare në Athinë për vendimet e qeverisë greke, duke shtuar se Rama nuk ndërmori asnjë veprim konkret dhe se nuk përgatiti asgjë në pikëpamje humanitare për menaxhimin në vend të kësaj situate.

“Edi Rama u njoftua qe ne 5 gusht, SPAK-u ta ndjeke penalisht per dramen e shqiptareve ne kufi! Edi Rama Kryeminister dhe Minister i Jashtem eshte njoftuar qe ne date 5 gusht nga Ambasadorja shqiptare ne Athine per vendimet e Qeverise Greke. Edi Rama: – nuk ndermori asnje veprim konkret shteteror, – nuk ngriti asnje strukture per te menaxhuar situaten dhe parandaluar kete katastrofe humanitare – nuk njoftoi publikisht shqiptaret per keto vendime, – nuk ndermori asnje negociate me qeverine greke per ti dale te keqes perpara – nuk vuri ne dispozicion te gjithe kapacitetet e testimit, – nuk pergatiti asgje ne pikpamje humanitare per menaxhimin ne vend te kesaj situate.”

Mes të tjerash, Vasili shtoi se Rama shpërdoroi detyrën, duke shkaktuar pasoja të rënda në kurriz të mijëra shqiptarëve.

“Shperdorimi i detyres dhe neglizhenca e Edi Rames me pasoja te renda eshte sheshit. Edi Rama zgjodhi plazhin dhe jo detyren. SPAK-u ne se ekziston mē si strukture duhet te veproje urgjentisht dhe te filloje ndjekjen penale ndaj Edi Rames. SPAK-u te zgjedhe ose do te jete ne krahun e te drejtes dhe te shqiptareve ose perballe tyre kunder te drejtes dhe ne krah te Edi Rames. Shikoni vete Dokumentin qe ne 5 gusht ku Ambsadorja Shqiptare ne Athine njofton Qeverine Shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *