Një mjet lundrues i policisë është aksidentuar me një tjetër mjet në det pranë zonës së Jonufrës, pasi ishte nisur t’i jepte ndihmë një personi me kanoe.
Gjatë rrugës drejt tij, efektivi i policisë me motor deti, është përplasur me një tjetër qytetar me motor deti. Fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme të lehta.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.
Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





