Një zyrtar i Koresë së Veriut është ekzekutuar, pasi kishte shkuar në një banjë publike, ndërkohë që duhej të qëndronte në karantinë.

 

Ai u arrestua dhe me pas u vra menjëherë, pasi rrezikoi përhapjen e koronavirusit duke përdorur një banjë publike, transmeton “dailymail”.

 

Pasi udhëtoi në Kinë me Kim Jong-un, burimet thanë se zyrtari i tregtisë ishte vendosur në izolim.

 

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast infektimi me virusin e rrezikshën, por kanë marrë masa drastike për të parandaluar shpërndarjen në kufirin e saj më Kinën.

 

Nga ana tjetër, një anëtar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare u internua në një fermë të Koresë së Veriut, pas përpjekjeve për të fshehur udhëtimet e tij të kryera së fundmi në Kinë.

 

Edhe pse ky vend totalitar pretendon që askush nuk është i identifikuar me koronavirus, OKB dhe OBSH dyshojnë rreth deklaratave të tilla, duke marë shkas që virusi është përhapur në të paktën 25 vende të botës.

 

Një ditë më parë, Pyongyang njoftoi se qëndrimi në karantinë ishte shtrirë në 30 ditë, përtej periudhës 14-ditore të rekomanduar.

 

Koreja e Veriut ka mbyllur pothuajse plotësisht kufirin me Kinën, aleati i vetëm i saj i madh diplomatik.

 

Fluturimet janë reduktuar, lidhjet rrugore dhe hekurudhore janë mbyllur ose kufizuar, ndërsa turistët e huaj janë ndaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *