E mërkurë, 14 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

U kap me mbi 100 doza kokaine, përfundon në pranga 26-vjeçari shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë këtë të premte nga policia italiane.

Ai rezultonte me precedent të mëparshëm penal për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Reklamë

Hetuesit e Skuadrës Flying e kapën 26-vjeçarin në shtëpinë e tij gjatë një operacioni të synuar për drogë.

Një kontroll i të gjithë banesës çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e mbi 50 gramëve kokainë, të ndarë në 107 doza , të fshehura brenda kavanozëve që përmbanin shtesa ushqimore të destinuara për atletët.

Reklamë

Përveç drogës, u sekuestruan edhe dy telefona celularë dhe mbi 2,000 euro në para të gatshme , që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës, si dhe gjithçka që nevojitej për paketimin e dozave.

I arrestuari u dërgua në burgun Marassi në Xhenova , ku u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë