E mërkurë, 14 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 sekonda më parë
Bota

Trump i përjashtoi nga Shtëpia e Bardhë, Gjykata rrëzon Presidentin dhe i jep të drejtë gazetarëve

Gjykata Federale  në Shtetet e Bashkuara ka vendosur që gazetarët e CNN dhe Politico të vazhdojnë të kenë akses në Shtëpinë e Bardhë, duke bllokuar përpjekjen e Presidentit Donald Trump për t’i përjashtuar.

Sipas Reuters, gjykatësi  vlerësoi se vendimi i administratës Trump ka shkelur ligjin dhe të drejtat kushtetuese të mediave.

Reklamë

Trump kishte urdhëruar ndalimin e gazetarëve në shtator, duke i akuzuar  mediat që ata përfaqësojnë për raportime të rreme.

Me vendimin e ri, gazetarët do të mund të vijojnë punën në Shtëpinë e Bardhë deri në përfundimin e procesit gjyqësor, përveç rastit kur një Gjykatë më e lartë e ndryshon vendimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.