Grabitet me dhunë dhe nën kërcënimin e armës një kambist në qytetin e Korçës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit mëngjesin e sotëm në afërsi të pallatit ku 30-vjeçari Anxhel Rrënja banonte.

 

Sipas të njëjtave burime, 30-vjeçari pasi ka dalë nga banesa ishte drejtuar drejt garazhit për të marrë mjetin e tij kur është sulmuar nga dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët e kanë goditur me qytën e armës dhe mjete të forta sapo 30-vjeçari ka mbyllur derën e blinduar të banesës. Pas goditjeve, dy personat kanë arritur t’i marrin nga dora çantën në të cilën ndodheshin një sasi e konsiderueshme financiare.

 

Burime të siguruara thanë se 30 vjeçari Rrënja ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore ndërkohë që policia në njoftimin zyrtar nuk e ka bërë me dije një fakt të tillë. Blutë e Korçës janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të cilët deri në këto momente nuk janë identifikuar.

 

Ata kanë marrë edhe pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë që ishin në banesën e kambistit. Nuk është rasti i parë ky që në qytetin juglindor që kambistët të kenë rënë pre e grabitjeve të dhunshme kryesisht në lagjet periferike të qyetit. 30-vjeçari së bashku me babain e tij janë nga kambistët më të njohur në juglindje, madje kanë edhe një pikë të këmbimit valuator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *