Zbulohen detaje të tjera nga mbytja e 30-vjeçarit në Vlorë, trupi i pajetë i të cilit u gjet të hënën në breg të detit. Teksa i riu ende nuk është identifikuar, dyshimet janë se ai është shtetas i huaj.

 

Burimet thanë për “Vizion Plus” se 30-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det sepse në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Sipas ai i kishte organet e trupit të shëndetshme, vetëm mushkëritë i ishin mbushur me ujë.

 

Në këtë mënyrë, bie pista e vrasjes ose e vdekjes si pasojë e një ataku kardiak dhe hetimet e përqendruara tek mbytja aksidentale.

 

30-vjeçari mendohet të jetë mbytur gjatë 30 orëve të fundit. Policia dyshon se ka qenë sportist i sporteve ekstreme. Policia ka shpërndarë foton e 30-vjeçarit tek homologët, i cili dyshohet se mund të jetë shtetas ukrainas ose rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *