Një 22 vjeçar është arrestuar nga forcat e rendit në Fushë-Krujë për “Armëmbajtje pa leje”.

 

Edison Ajazi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë u arrestua pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së shtetasit  Edison Ajazi.

 

Pas kontrollit, në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.

 

Policia bëri të ditur se  kontrolli në banesën e tij u falë bashkëpunimit të frytshëm të qytetareve për të denoncuar shqetesimet në komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *