Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila foli nga Kuvendi mbi situatën e burgjeve.

Maliqi u shpreh se ministrja foli si “Nexhmija në Kongres”, teksa publikonte “statistikat e propagandës”. Ai shtoi se interpelanca nuk është për të thënë gjëra që qeveria ka ndërmarre, por për ato që s’ka bërë.

“Foli si Nexhmija në Kongres. Na nxjerr statistika të propagandës. Interpelanca nuk është për ato që ke bërë, po për ato që s’ke bërë. Arben Çukon që u fut në burg, dhe doli nga burgu, dhe Stefan çipën që ishte i shkëlqyer dhe e katandisët në një vend me Marrim grevën e urisë. Kishin kërkesa për ushqimin, madje tek 313 për shkelje të drejtorit të përgjithshëm. Për ushqimet, janë bërë disa tendera, të parat me nip e dajë. Po marrim disa skandale, 347 milion emergjent për bukën, e njëjta firmë fiton edhe 250 milionë për djathë e qumësht. Një firmë që u dënua me 2 vjet burg, ku u futën në burg ish-dretori dhe nëndrejtori i përgjithshëm, dhe ja jep djalit. 600 e ca milion lekë për ilaçe, se është minierë ari burgu, me një prokurim skandaloz, ku është vënë dhe një restorant si firmë, që ka marrë dhe nja 3.5 milionë për maska tani. Edhe tenderi i vezëve, pa llogaritur katrahurat e tjera, kontratat mafioze, me lokalet në burgje që janë 2-3 fish të shtrenjta. Po ashtu edhe telefonitë fikse.”

Në përgjigje Maliqi, ministrja Etilda Gjonaj i është drejtuar me ironi duke i thënë: “Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju ju nevojitet kjo, për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë më të aftë se ju për të vlerësuar. Burgjet kanë ndryshuar vetëm nga kjo mazhorancë dhe qeveri.”

Nuk ka munguar replika e Maliqit, i cili kësaj here u shtri deri në rrafshin personal.

“Vërtet kam qenë vartësi juaj, ju keni qenë e Xhafajt, u bëtë ministre pa qene deputete. Dua të vlerësoj burgun e Fierit, pasi ka një drejtues të mirë, shembull. Të tjerat i keni bërë katrahurë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *