E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shqipëria në krah të Arabisë Saudite, dënon ashpër sulmin e grupit Huthi: Autorët të mbajnë përgjegjësi

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e rebelëve Huthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili ka shkaktuar  disa viktima dhe qindra të plagosur.

Kryeministri Edi Rama në një postim në X shkruan: “Shqipëria dënon me fjalët më të ashpra sulmet e rebelëve Huthi kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” të Riadit.

Reklamë

Ne qëndrojmë fort me Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe popullin e saj. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e të vrarëve dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile.

Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetësore të transportit ndërkombëtar. Rebelët Huthi dhe sponsorët e tyre të njohur të terrorit në Teheran duhet të mbahen përgjegjës. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me një zë të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë”.

Reklamë

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili theksoi se sulmet e përsëritura nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal.

Kreu i diplomacisë shqiptare shprehu gjithashtu ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin e plotë të Shqipërisë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite.

“Shqipëria dënon në termat më të fortë sulmin e fundit me pasoja në jetë njerëzish të grupit Huthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.Sulmet e përsëritura nga rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të nxitur paqen dhe sigurinë në rajon.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite”, shkruan ministri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.