Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 10 të akuzuarve për kultivim të bimëve narkotike.

Janë lënë në burg  H. K., 35 vjeç, G. K., 32 vjeç, L. K., 27 vjeç, N. M., 40 vjeç, Y. M., 25 vjeç, E. L., 25 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, H. M., 33 vjeç dhe S. S., 19 vjeç, banues në Krujë.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim B. D., 30 vjeç, I. K., 49 vjeç dhe L. D., 20 vjeç.

Gjatë operacionit u kapën edhe dy shtetas të tjerë.

Po ashtu, janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të Policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *