Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh...

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me...

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA “kërcënon” sërish...

Aksident i rëndë në Gjermani! Dy tramvaje përplasen kokë...

A ia ka dorëzuar Trump “unazën e trashëgimisë” J.D....

Lufta me Iranin, Vance: SHBA do të përdorë mjete...

38 të vdekur dhe 29 të plagosur nga sulmi...

Operacion rekord kundër trafikut të drogës, sekuestrohen mbi 5...

Turqia mbështet Azerbajxhanin në konfliktin në Nagorno-Karabak

29 Shtator 07:55

Tuqia thotë se do të mbështesë Azerbajxhanin me të gjitha mjetet e nevojshme, ndërsa luftimet u futën në ditën e dytë të hënën mes forcave azere dhe atyre armene lidhur me enklavën e debatueshme të Nagorno-Karabakut. Kjo është një shenjë se konflikti mund të zgjerohet.

 

Të hënën, forcat e Azerbajxhanit dhe të Armenisë shkëmbyen zjarr me armë të rënda artilerie, ndërsa të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve të dielën. Vëzhguesit i quajtën luftimet e fundit mbi Nagorno-Karabakun, një enklavë brenda Azerbajxhanit që drejtohet nga armenët etnikë, më të rëndat që nga vitet 1990-të.

 

Sipas dëshmitarëve, numri i të vdekurve përfshirë popullsinë civile ka shkuar në më shumë se 20 njerëz dhe me të paktën 100 të plagosur.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan nuk vonoi për të shprehur mbështetjen për Azerbajxhanin, duke e etiketuar Armeninë si “kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon”. Udhëheqësi turk bëri thirrje që, “e gjithë bota duhe të mbështesë Azerbajxhanin në betejën e tyre kundër pushtimit dhe mizorisë.”

 

Ministria e Jashtme e Armenisë tha të hënën se “ekspertë” të ushtrisë turke po “luftonin krah për krah me Azerbajxhanin”. Zyrtarë të qeverisë turke nuk pranuan të komentonin lidhur me akuzat.

 

“Trupat turke nuk do të jenë në vijën e frontit, forcat azere nuk kanë nevojë për to”, tha analisti turk Ilhan Uzgel. Por ai thotë se Ankaraja mbetet aleati kryesor ushtarak i Bakut.

 

“Turqia po mbështet tashmë ushtrinë e Azerbajxhanit përmes ndihmës teknike dhe shitjes së armëve si dhe duke ofruar mbështetje kritike ushtarake, kryesisht në drejtimin e dronëve të armatosur dhe ekspertizës teknike. Pragu i pakapërcyeshëm për përfshirjen e Turqisë është përfshirja e Rusisë, aktualisht kjo është vija e kuqe për Turqinë. Turqia nuk dëshiron një përballje të drejtpërdrejtë me Moskën”, tha analisti turk Ilhan Uzgel.

Moska është një mbështetës jetik për Jerevanin dhe ka një bazë ushtarake në Armeni. Ministria e Jashtme e Rusisë u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të tregohen të përmbajtur.

 

Dr. Zaur Gasimov është ekspert i çështjeve ruse në Universitetin e Bonit në Gjermani.

 

“Marrëdhëniet armeno-ruse janë të qëndrueshme dhe të forta. Ndërsa përballet me viktima në vijën e frontit, Jerevani do të kërkonte më shumë mbështetje nga Moska.”

 

Para shpërthimit të luftimeve të dielën, Baku akuzoi Moskën se po i jepte guxim Jerevanit me dërgesa të konsiderueshme armësh që nga muaji korrik./VOA

Posted Under:
Bota Kronike
Tagged:
Armeni Azerbajxhan Konflikt Turqia

Nga e njëjta kategori

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët tigër

më shumë...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

më shumë...

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me breshëri raketash

më shumë...

Aksident i rëndë në Gjermani! Dy tramvaje përplasen kokë më kokë, 25 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:05

Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim...

9:00

Zjarri në Drenije mbetet aktiv, zjarrfikësit e...

8:42

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit!...

8:21

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme...

8:18

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

8:03

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e...

7:42

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska...

6:58

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA...

6:41

Situatë e vështirë nga zjarri në Mallakastër,...

6:39

Aksident i rëndë në Gjermani! Dy tramvaje...

6:31

A ia ka dorëzuar Trump “unazën e...

6:27

Lufta me Iranin, Vance: SHBA do të...

6:07

38 të vdekur dhe 29 të plagosur...

5:57

Operacion rekord kundër trafikut të drogës, sekuestrohen...

5:44

Britania e Madhe shpall një paketë të...

5:32

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:19

Çfarë ndodhi në takimin sekret? Pezeshkian dëgjoi...

4:49

Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier...

4:45

KLP emëron Edmond Kaloshin në krye të...

4:34

FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon

Më të klikuarat

  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë...
  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.