Autoritetet turke kanë arrestuar tetë persona, të cilët i akuzojnë për spiunazh në favor të Izraelit.

Ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, me postimin e tij në platformën X, bën me dije se arrestimet u kryen pas një operacioni të përbashkët policor të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë dhe shërbimit inteligjent MIT.

Dy nga tetë të arrestuarit u lanë në masën e paraburgimit dhe gjashtë të tjerë u liruan me kushte shtrënguese.

Sipas aktakuzës, rrjeti i spiunazhit drejtohet nga një detektiv privat, i cili kishte kontakte me agjentët e MOSSAD, agjencinë izraelite të spiunazhit, në Austri, Zvicër dhe Gjermani. Mes të arrestuarve është edhe bashkëshortja e tij.

Në fillim të vitit, autoritetet turke kishin arrestuar 34 persona me akuzën e spiunazhit për Izraelin, nga të cilët 26 u ndaluan dhe tetë u deportuan./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *