Subscribe

Nëse kërkon aventurën, ngjitjen ne shkëmbinj, raftin, kamping, zbulimi i gjireve te virgjëra atëherë Shqipëria është vendi i duhur. Madje turizmi i aventurës vlerësohet si e ardhmja e këtij sektori per vendin tone. Ne dy vitet e fundit paketat turistike qe ofrojnë mundësinë per te zbuluar bukuritë shqiptare sa vijën dhe shtohen. Interesi është ne rritje jo vetëm nga te huajt, por edhe nga shqiptaret, nje kategori e te cilëve, i kane thëne stop pushimeve te ashtuquajtura dembele. Përfaqësuesit e këtij sektori thonë se çmimet per te tilla paketa jane te përballueshme per cilindo, mjafton dëshira sigurisht dhe sakrifica qe te duhet te besh ne te tilla raste. Paketat janë kryesisht per nje fundjave, por jo vetëm. Ato nisin me zbulimin e zonës veriore, Thethit, Valbonës, vijojnë me rivierën ku përfshihen xhiro me skaf ne gjire te virgjëra, vizita ne objekte te rëndësishme te trashëgimisë…etj. Ndaj boll me luksin e tepruar me hotele me 5 yje, adrenalinën e vërtete ua jep vetëm turizmi i aventurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *