SHBA-të vijojnë të shënojnë rritje të kurbës së infeksioneve me COVID-19.

Por ndërsa vendi numeron 1 milion e 666 mijë të infektuar dhe më shumë se 98 mijë të tjerë kanë humbur betejën, presidenti amerikan Donald Trump nisi fundjavën e tij duke luajtur golf, veprim i cili ka shkaktuar polemika.

Mediat amerikane kanë publikuar këto pamje që tregojnë  presidentin duke luajtur, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në muajin mars duke e kritikuar Trump i cili ndjek hobin e tij edhe në kohë pandemie.

Mediat madje kanë risjellë në vëmendje kritikat e Trump ndaj ish presidentit Barack Obama në vitin 2014, kur ky i fundit luante gold ndërsa vendi raportoi rastin e 2 të prekur nga Ebola. Madje në 2016 gjatë fushatës, Trump u tha mbështetësve të tij se do të punonte për qytetaret dhe se nuk do të kishte kohë të luante golf.

Nga ana tjetër, Trump ka deklaruar se vendi do të shkojë drejt rihapjes,  edhe nëse nuk do të ketë një vaksinë kundër koronavirusit.

Administrata amerikane po inkurajon shtetet që të  rimekembin ekonomitë e tyre. Por ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se rihapja mund të ketë një kosto të madhe për shëndetin e qytetareve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *