Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për herë të parë pas vendimit të gjykatë së Manhatan, që e shpalli atë fajtor për abuzim seksuali ndaj shkrimtares, Jean Carol.

 

Në një debat në Nju Hampshër, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se as nuk e njeh shkrimtaren.

 

“Çështja e Jean Carroll është shumë e çuditshme. Këtë grua, nuk e njoh. Nuk e kam takuar kurrë. Nuk e kam idenë se kush është ajo. Verdikti nuk besoj se do të ndryshonte qëndrimin e votuesve gra.”

 

Trump nënvizoi se nuk do të heqë dorë nga gara për Shtëpinë e Bardhë.

 

“Fushata presidenciale e vitit 2024 sapo ka filluar. Kjo garë do të jetë një ndër më të fortat, edhe ju garantoj se do të ndihet më shumë se dy të parat.”

 

Ish-presidenti është ndalur edhe te rezultati i zgjedhjeve të 2020, duke këmbëngulur se ato ishin “të manipuluara”. Trump po ashtu, minimizoi dhunën e 6 janarit në Kapitol, madje u zotua se do të falte “një pjesë të madhe” të të dënuarve për këtë ngjarje.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë është ndalur edhe te lufta ruse në Ukrainë. Mirëpo, kur u pyet se kush do donte të fitonte, Trump u përgjigj:

 

“Unë nuk mendoj se kush duhet të fitojë apo të humbasë, mendojvetëm se si mund ta zgjidhim atë. Unë dua që të gjithë të ndalojnë, mos të ketë më vitkima. Unë besoj se Putin beri një gabim të madh kur vendosi të pushtojë ukrainën, megjithatë nuk do e etiketoja si kriminel lufte”

 

Ai po ashtu tha, se BE duhet të ketë një rol më të fortë për Ukrainën.

 

“BE duhet të investojë më shumë para në luftën në Ukrainë. Ata mendojnë se ne jemi budallenj. SHBA-ja ka investuar 171 miliardë dollarë, Europa ka shumë para, dua që të investojnë më shumë”

 

Kjo ishte shfaqja e parë e Trump në “CNN” që nga viti 2016. Gjatë intervistës pati edhe momente debati mes tij dhe moderatores, e cila e ndërpreu, apo edhe e korrigjoi ish-presidentin. Ndërsa Trump e quajti gazetaren një person të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *