Në ditën e dytë të asamblesë së Kombeve të Bashkuara, presidenti Amerikan Donald Trump, nuk la pa sulmuar atë që ai e quan “armik të SHBA-se”, Iranin. Gjatë fjalës së tij para 84 kryetarëve të shteteve dhe 44 kryeministrave, Trump bëri të qartë se nuk do të bisedojë me Iranin deri sa ai të ndryshojnë qëndrimin për armët bërthamore.

 

Donald Trump: “Irani është sjelle shumë keq. Nuk do të bisedoj me Iranin, derisa ata të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe mendoj se nuk kanë ndonjë opsion tjetër. Pavarësisht kërkesave, nuk e kam në plan të takohem me presidentin Hassan Rohani. Ndoshta një ditë, në të ardhmen.”

 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk la pa përmendur progresin që sipas tij SHBA ka arritur në dy vitet e tij në presidencë.

 

“Sot, qëndroj para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të ndarë progresin e jashtëzakonshëm që kemi bërë. Në më pak se dy vjet, administrata ime ka realizuar më shumë se pothuajse çdo administratë në historinë e vendit tone.”

 

Menjëherë pas fjalës së Trump, presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, kritikoi OKB, duke thënë se është shndërruar në një strukturë që i shërben interesave të 5 shteteve.

 

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së është shndërruar në një strukturë që i shërben interesave të 5 shteteve që kanë të drejtën e vetos dhe ka mbetur vetëm shikues i persekutimeve që përjetohen kudo. Nëse pasuritë e 62 njerëzve më të pasur janë të barabarta me gjysmën e popullsisë së botës, atëherë këtu ka një problem.

 

Duke folur për krizën në Siri, Erdoğan theksoi se Turqia pret që t’i ofrohet më shumë mbështetje. Qëllimi i Turqisë tha Erdogan, është pastrimi i të gjithë territorit sirian nga terroristët.

 

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ka deklaruar se “ka një zemërim për shkak të pamundësisë për t’i dhënë fund luftërave në Siri, Jemen dhe në vende të tjera. Ai i bëri thirrje liderëve botërorë për bashkëpunim ndërkombëtar përballë këtyre sfidave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *