Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, është shprehur i shqetësuar për shkak të miqësisë mes prokurorit të posaçëm Robert Mueller dhe ish drejtorit të FBI-së, James Comey. Ministria e Drejtësisë caktoi Muellerin si prokuror të posaçëm për të drejtuar hetimet mbi ndërhyrjen ruse, pasi Trump shkarkoi drejtorin e FBI-s Comeyn. Gjatë asaj kohe, Comey ishte drejtonte hetimet mbi Rusinë.

 

 

Mueller dhe komisione të ndryshme në Kongres po hetojnë nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar për të ndihmuar Trumpin të fitonte. Trump më pas, ka tentuar të pengojë procesin hetimor, duke e quajtur atë si një “gjueti shtrigash”.

 

 

Trump gjithashtu ka mohuar deklaratat se ka regjistruar bisedat private me Comeyn, madje ka shkruar se ai duhet të lutet që të mos ketë regjistrime përpara se të nxjerrë informacione të klasifikuara në media.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *