Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump “ngacmoi” pasardhësin e tij, Joe Biden, pak ditë para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

Trump kujtoi takimin e tij me Putin në vitin 2018 dhe e quajti të shkëlqyeshëm e produktiv. Këshilla e tij për Biden është që të mos e zërë gjumi gjatë takimit.

 

“Shumë urime dhe fat të mbarë për Biden në takimin me presidentin Putin. Mos flini gjumë gjatë takimit dhe të lutem, përcillini atij përshëndetjet e mia më të ngrohta”, thuhet në mesazhin e Trump.

 

Takimi i Biden dhe Putin do të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë. Moska e ka përshkruar takimin si “shumë, shumë të rëndësishëm”, por paralajmëroi që askush të mos shpresojë shumë në rezultatin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *