Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, që ishte planifikuar gjatë takimeve të G20 në Buenos Aires.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i SHBA-së Trump përmes një postimi në Twitter. Shkak i këtij vendimi duket se është thellimi i tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainë.

 

Ukraina dhe Rusia janë përfshirë në një incident ushtarak, pasi që forcat ruse të sigurisë i kanë sulmuar dhe rrëmbyer tre anije ushtarake të Ukrainës në Detin e Zi.

 

“Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk janë kthyer nga Rusia në Ukrainë, kam vendosur se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara që të anulohet takimi i caktuar më parë. Pres me padurim një samit kuptimplotë me Putinin, sapo të zgjidhet kjo situatë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *