Presidenti Donald Trump ka akuzuar programin e lajmeve “60 Minutes” të rrjetit CBS se ka përdorur platformën e tij për të “mbrojtur Kinën” në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump ka shkruar se Kina është ajo që ka “shkaktuar” pandeminë e koronavirusit në SH.B.A. dhe pjesën tjetër të botës.

“CBS dhe shfaqja e tyre 60Minutes, janë duke bërë gjithçka brenda fuqisë së tyre, për të mbrojtur Kinën dhe pandeminë e tmerrshme të virusit që goditi SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës. Unë mendoj se ata duan të bëjnë biznes në Kinë”, shkruan Trump.

Reagimi i tij erdhi menjëherë pasi rrjeti transmetoi një histori ku shfaqet virologu Peter Daszak, i cili i tha CBS News që ai në vitin 2003 paralajmëroi se një pandemi globale do të shpërthejë.

“Asnjëherë nuk ka pasur një grant prej 3.7 milion dollarë amerikanë për laboratorin Wuhan. Ekziston edhe një raport tjetër që Instituti Kombwtar i Shwndetwsisw, nën administrimin e Obamës, në vitin 2015 i dha laboratorit 3.7 milione dollarë në një grant. Pse SHBA do duhet t’i jepte një grant të tillë Kinës?”, shkruan CBS.

Ky grant ishte për Aleancën EcoHealth me qendër në SHBA, për parandalimin e sëmundjeve në të gjithë botën. Puna e tij u konsiderua aq e rëndësishme sa që vitin e kaluar, granti u autorizua dhe u rrit nga administrata Trump. Megjithastë, Daszak kishte shpenzuar rreth 100,000 dollarë në vit duke bashkëpunuar me laboratorin Wuhan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *