Një baba në Dijarbakir të Turqisë vrau djalin e tij 18 vjeç, si dhe plagosi me thikë gruan dhe vajzën 15-vjeçar.

 

Mediat turke shkruajnë se kryefamiljari rrëmbeu një thikë dhe gërshërët dhe iu vërsul familjarëve të tij.

 

Fqinjët, të shqetësuar nga britmat, njoftuan menjëherë policinë.

 

Ekipet e Urgjencës gjetën nënën 39-vjeçare, vajzën dhe 18-vjeçarin Muhammet Semi B., të mbuluar me gjak.

 

Ndërsa të lënduarve në vendngjarje iu dha ndihma e parë, u konstatua se 18-vjeçari kishte ndërruar jetë.

 

I dyshuari për vrasjen u kap nga ekipet e Byrosë për Parandalimin e Krimit dhe Hetimin e Departamentit të Policisë së Qarkut Kayapınar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *