Deputeti i PD, Tritan Shehu i ka kërkuar kryeministrit që të jap llogari në lidhje me vizitën e bërë të shtunën në Turqi.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu e akuzoi kryeministrin se nuk mund të mjegullojë me një foto nga Lezha lajmin për largimin nga vendi.

 

Sipas Shehut, Rama duhet të këshillohet vetëm me përfaqësuesit e BE dhe liderat e Perëndimit dhe jo me drejtues të tjerë.

 

“A mundet qe Kryeministri te mjegulloje me nje foto te sotme nga Lezha lajmin e djeshem per largimin e tij nga vendi, dhe ai i shoqeruar po me foto?! Kryeministri duhet te sqaroje se ku ndodhej ne keto dite protestash mbare popullore ne vend, vecanerisht kjo mbas atij lajmi pothuajse zyrtar. Nqs ka udhetuar pikerisht keto dite duhet te sqaroje “pse”. Nqs atij do t’i duhej te keshillohej per cfare po ndodh ne Shqiperi, kete duhet ta beje me liderat e personalitet e Perendimit dhe BE ku ne aspirojme te shkojme e standartet e te cileve duhet te implementojme. Nqs ne ate drejtim i jane “mbyllur dyert”, kjo eshte tragjike. Nqs ka udhetuar per shkaqe te tjera, eshte i detyruar te beje publike cfare e shtyu kaq fort per te lene vendin ne keto momente, kur cdo drejtues tjeter perendimor ne nje rast te tille do te ishte a do te kthehej ne zyren e tij. Se paku duhet te sqaroje zyrtarisht opinionin per te verteten dhe jo me nje foto te hedhur….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *