Subscribe

Rritja e siguracionit të makinave këtë herë nuk ka lënë në heshtje as shoqatat e biznesit. E para ka qënë “Konfindustria”, e cila në një letër drejtuar komisionit parlamentar të ekonomisë, kërkon liberalizimin e këtij tregu, pasi shihet hapur se ka një situatë oligopol, ku 8 firmat kanë bërë marrëveshje me njëra tjetër për të rritur çmimin njëkohësisht. I njëjti reagim vjen edhe nga shoqatat e eksportuesve. Alban Zusi, kreu i kësaj shoqate kërkon që autoritet të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë transmetimin e këtyre kostove për biznesin dhe qytetarin, duke favorizuar një grusht kompanish. Gjergj Buxhuku thotë se çdo gjë ka nisur që kur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare hoqi tavanin që i kufizonte kompanitë e sigurimit të mos rritnin çmimin deri në një nivel të caktuar në emër të liberalizimit të tregut. Por ai sqaron se nëse duhet liberalizim, atëherë duhet të bëhet edhe për qytetarin, duke hequr sigurimin e detyrueshëm të mjetit. Një pjesë e kompanive që punojnë me ushqimet dhe prodhimet bujqësore, sot po përballen dhe me një taksë tjetër, që është ajo e kolaudimit të mjeteve frigoriferike. Biznesi thotë se që prej dy vitesh çmimi i siguracioneve deri tani është rritur me 300%, dhe bashkë me tarifat e tjera të vendosura po bëhet e pamundur që ata të sigurojnë një fitim minimal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *