Një 6-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë, në fshatin Siman të Gramshit, teksa po luante me një granatë të vjetër së bashku me një fëmijë 5 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk qartësohet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ato po luanin në oborrin e banesës me një granatë  të vjetër,  e cila ka shpërthyer, duke i marrë jetën 6-vjeçarit dhe duke lënë të plagosur të miturin me iniciale A.L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *