E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tragjike në Korçë/ Shkoi të merrte ushqime me gomar por vdes nga i ftohti gjatë kthimit

Moti i acartë që ka përshirë vendin shkaktoi këtë të hënë një tjetër viktimë në qarkun e Korçës, konkretisht në Njësinë Trebinjë të Pogradecit.

 

Reklamë

Përpjekja për të ndihmuar familjen me ushqime i ka marrë jetë 53 vjeçarit Ajet Zikollari nga fshati Selcë e sipërme. Ai humbi jeten ne fshatin Trebinje teksa ishte duke u kthyer ne shtepi.

 

Reklamë

Për shkak të bllokimit të rrugës nga reshjet e deborës ai ishte nisur nga banesa  tij drejt Proptishtit me gomar per te bere furnizim me ushqime.

 

Gjate kthimit per ne shtepi 53 vjeçari nuk ja ka dalë të kalojë dot lumin e ngrire te Trebinjës.

 

Familjarët kur kanë parë kthimin e gomarit të ngarkuar dhe mungesën e Ajet Zekollarit u alarmuan dhe nisën kërkimet.  Trupi i tij i pajetë u gjend i ngrirë.

 

Si të mos mjaftonte humbja e jetes, familjaret nuk kane mundur të kryejnë as ceremonine mortore pasi rruga është e bllokuar.

 

Më shumë video

Reklamë