Futbolli europian dhe jo vetëm ka marrë mengjesin e kësaj të marte një lajm shokues.

Mbrojtësi 27-vjeçar i Konyasporit, Ahmet Çalik, ndërroi jetë në një aksident automobilistik.

Çalik humbi kontrollin e makinës, më pas ajo u përmbys dhe doli nga rruga.

Ngjarje shumë e rëndë për titullin e Konyaspor, shok skuadre me shqiptarët e këtij ekipi Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyçi.

27-vjecari luajti titullar deri tani me skuadrën që rënditet e dyta në kampionatin turk në mënyrë surprize.

Për shkak të kësaj tragjedie, federata turke vendosi që ndeshjet e kësaj jave të luhen duke nisur me një minutë heshtje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *