Zjarret kanë përfshirë Kaliforninë e Veriut, ku dy zjarrfikës kanë humbur jetën. Ndërkohë  mijëra njerëz janë detyruar që të iknin nga shtëpitë e tyre.

 

Zjarret e rëna në qarkun e Shastas po ndihmohen dhe nga erërat e forta, të cilat duhet se po formojnë “tornado zjarri” që po çrrënjosin pemët dhe përmbysin makinat, thonë zyrtarët e shpëtimit nga zjarri.

 

Feri më tani bëhet e ditur se zjarri ka shkatërruar të paktën 500 struktura dhe ka detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

 

Rreth 37, 000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

 

Zjarret janë një dukuri e zakonshme në Kaliforni gjatë verës së gjatë, me temperatura të nxehta dhe  të thata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *