Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli risolli në vëmendje listën me kandidatë për deputetë për Tiranën që prezantoi pak ditë më parë.

 

Topalli i cilësoi ata si deputetët më të mirë gjatë këtyre 30 viteve.

 

Ajo u shpreh e sigurt në “Facebook” se Lëvizja për Ndryshim do të fitojë në zgjedhje.

 

“Të rinj e të reja me histori suksesi. Profesorë në shkenca, art, mjekësi, sport dhe ekonomi. Pjesë nga lista e kandidatëve më të mirë për deputetë në tre dekada. Ne do fitojmë kundër korrupsionit dhe 3 kryetarëve që mbajnë peng 3 milionë shqiptarë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *