Pavarësisht se ishin miq shtepie dhe shkonin shumë mirë bashkë, Tonin Prendi nga Kashnjeti i Lezhës nuk i ka kursyer plumbat  në mengjes ndaj 63 vjeçarit Gjin Marku, ngjarje e ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës.

Pas arrestinit nga policia, 52 vjeçari Prendi është shfaqur krejt i qetë, ndërsa u ka treguar bluve të Lezhës edhe arsyet e krimit. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se autori, pasi kishte qënë shkues qe mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës, kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun.

Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200 metra larg banëses së vrasësit Tonin Prendi.

Kohët e fundit mes tyre kishte patur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera. Kjo shmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qënë i kënaqur me punen e bërë nga Tonin Prendi dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit.

Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë sëbashku dhe se punët e shtëpisë së tij do të ja besonte disa punëtorëve të tjerë.

Te merkuren në mengjes, Gjin Marku, ka marrë 3 punëtore dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë. Sapo e ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Prendi ka marrë një armë zjarri automatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij. Viktima e ka parë autorin duke ardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka patur kohë pasi ndaj tij është shkrehur breshëri automatiku.

Plumbat e kanë përshkuar tej për tej 63 vjeçarin Marku duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja është parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela nga frika e autorit. Ky i fundit u largua për tu arrestuar pak orë më vonë. Ndaj tij rendon akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *