E hënë, 23 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Video · Bota

Tonelata drogë në Itali, 267 të arrestuar mes tyre shqiptarë

Ka përfunduar me 267 te arrestuar dhe me sekuestrimin e me shume se 1 ton droge, një superoperacion i policisë italiane ne te gjithë territorin e vendit.  Operacioni i koduar “Pusher2” u realizua nga 103 skuadra policie, të koordinuara nga drejtoria qendrore e antikrimit kundër trafikut te droges.

 

Ne radhët e te arrestuarve, 250 jane burra dhe 17 gra, 133 italiane, ndërsa 134 shtetas te huaj, mes tyre shume shqiptare dhe rumune. Konkretisht janë konfiskuar: 60 kg kokainë, 4 kg heroinë, 805 kg hashash, fidanë marjuane, si edhe droge sintetike. Ne njoftimin zyrtar te policisë italiane behet me dije se faza kryesore e operacionit eshte zhvilluar ne fund te marsit, nga data 29 deri ne 31 mars.

 

Reklamë

Autoritetet kane zbuluar gjithashtu edhe një laborator te specializuar për trajtimin, magazinimin dhe paketimin e drogës. Përveç drogës, autoritetet kane sekuestruar edhe nje sasi te konsiderueshme parash kesh, arme, si edhe disa automjete te modifikuara qe përdoreshin për transportin e drogës.

 

 

Më shumë video

Reklamë