Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane, nisin homazhet...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi ndaj Veliajt...

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do stërvisim dhe...

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem, mijëra viktima...

Tjetër valë bombardimesh në Kiev, Zelensky: Putin vijon sulmet...

BE merr vendimin: Të ndalohet “Russia Today” në Europë

A duhet të merret në pyetje ish ambasadori Aleksandër...

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo...

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish...

U godit nga një shtyllë në vendin e punës,...

Braho: “21 janari” ende nën hetim! Kreu i SPAK nuk komenton“Ballukun”, lajmëron të tjera sekuestrime

3 Korrik 14:07

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodjan Braho sqaroi para Komisionit të Ligjeve se hetimet për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues, ende vazhdojnë.  Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Braho preferoi të mos thotë detaje për këtë dosje hetimore pavarësisht këmbënguljes së deputetëve  të mazhorancës dhe opozitës.

“Është çështje në hetim dhe hetimet vazhdojnë. Nuk ka koment tjetër për këtë çështje. Unë e kuptoj ndjeshmërinë e rastit, por nuk e zgjidhim dot këtu në këtë seancë këtë çështje dhe ato pretendime”, tha Braho.

Ndër çështjet që u diskutuan në Komisionin e Ligjeve ishte edhe çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, dhe  deputeti demokrat Oerd Bylykbashi pyeti nëse SPAK do të vijë sërish në parlament për të kërkuar arrestimin e deputetes socialiste Balluku pasi SPAK-u  ka  njoftuar se po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash.

“A do të ketë një kërkesë për heqje imuniteti mbi bazën e provave dhe akuzave të reja sërish në parlament? Se duhet të mendojmë ne ç’duhet të bëjmë që ky parlament të mos e bllokojë sërish SPAK-un?”, tha Bylykbashi.

“Nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja, nëse do të ketë apo jo. Por ajo që u garantoj është që do të jetë një vendimarrje e bazuar në ligj, në provat që siguron hetimi, duke marrë parasysh edhe arsyet se pse parlamenti vendosir rrëzimin e kërkesës”, tha Braho.

Por vetë drejtuesi i SPAK deklaroi se mbështet idenë që ministrat e deputetët të mos kenë mbrojtje ligjore as nga arrestimi.

“Unë jam i mendimit që s’duhet të ketë imunitet fare”, tha Braho.

Drejtuesi i SPAK para Komisionit të Ligjeve theksoi vullnetin për të vazhduar aksionet për sekuestrimin e pasurive që janë krijuar nga krimi

“Produktet, pasuritë që kanë origjinë nga krimi, sidomos nga krimi i organizuar, sidomos nga grupe kriminale me shtrirje ndërkombëtare, janë si një tumor në ekonomi dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse ato të sekuestrohen dhe të konfiskohen. Sepse nuk shërbejnë për asgjë tjetër përvecse i fuqizon ato grupe e u jep fuqi financiare që të vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Dhe është pikërisht ai produkt që është potenciali që sjell pastaj korrupsionin e zyrtarëve publikë”, tha Braho.

Mazhoranca shfrytëzoi raportimin e Drejtuesit të SPAK-ut për të deklaruar se PS është gati të ndryshojë Kushtetutën për tu dhënë mundësi prokurorëve të posaçëm një mandat të ri.

“Ju duhet të keni të drejtën të kandidoni për një mandat të dytë”, tha Manja.

Sipas Kushtetutës mandati i prokurorëve të SPAK-ut është 9 vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Ndryshimi i Kushtetutës për këtë çështje është kërkuar nga çdo drejtues i SPAK-ut por deri më tani nuk ka një nismë konkrete. Grupit të parë të prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati në vitin 2028.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
klodjan braho SPAK

Nga e njëjta kategori

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëve europianë, arrestohet në Dhërmi “koka” e call center-ave

më shumë...

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane, nisin homazhet 7-ditore për Khamenein, miliona njerëz priten në ceremoni

më shumë...

Njihuni me risinë e Whatsapp që po surprizon përdoruesit

më shumë...

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u morën 500 euro, arrestohet 16-vjeçari në Shkodër, 1 në kërkim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:23

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin...

3:03

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane,...

2:47

Njihuni me risinë e Whatsapp që po...

2:10

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u...

2:07

Flakët shkrumbojnë banesën në Krutje të Lushnjes

2:07

Braho: “21 janari” ende nën hetim! Kreu...

1:49

Goditet një tjetër rast mashtrimi përmes call...

1:09

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi...

1:05

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do...

12:49

Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem,...

12:41

Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burg...

12:06

Tjetër valë bombardimesh në Kiev, Zelensky: Putin...

11:50

BE merr vendimin: Të ndalohet “Russia Today”...

11:48

Nis aplikimi për Universitetet, hapi i parë...

11:32

Operacionet dhe arrestimet e BKH pa Policinë...

11:22

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja...

11:08

Zbulohet në Divjakë ambient për kultivimin e...

10:55

A duhet të merret në pyetje ish...

10:29

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje...

10:12

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Protestat para Kryeministrisë, Rama për DW: Nuk ka humbur be...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.