Aktorja spanjolle e njohur për rolin e saj si “Tokio” në serialin La Casa De Papel, Úrsula Corberó, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ndau lajmin e gëzuar me ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar një foto ku partneri i saj, Chino Darín, mban në krahë fëmijën e tyre. Përshkrimi i fotos ishte i thjeshtë dhe i ëmbël: “Përshëndetje, Babi.”

Corberó kishte bërë të ditur shtatzëninë e saj në shtator të vitit të kaluar, gjithashtu përmes rrjeteve sociale. Ajo kishte postuar një foto ku dukeshin qartë barku i fryrë i shtatzënisë dhe lumturia e pritjes së fëmijës.

Tani, me ardhjen në jetë të djalit të saj, çiftit Corberó-Darín i është hapur një kapitull i ri personal dhe emocionues, duke përjetuar momentet e para të prindërimit me gëzim dhe intimitet.
/vizionplus.tv





