Subscribe

Policia e Tiranës arrestoi Alban Hykën të dyshuarin kryesor për vrasjen e Luan Koprencës. Hyka u arrestua nga patrullat e policisë në afërsi të Ndroqit, teksa lëvizte në këmbë. Konflikti me thika në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat i mori jetën 55-vjeçarit. Luan Koprencka babai i dy fëmijëve u qëllua 3 herë me mjet të mprehtë në organet jetike, dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e “Traumës”. Sipas policisë, krimi ndodhi pas një debati që pati viktima në një nga lokalet e natës në kryeqytet, i cili ishte në pronësi të vëllait të Alban Hykës. Së bashku me Hykën, ka qenë edhe shoku i tij Vladimir Islami, i shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit. Pavarësisht gjendjes së rëndë psikologjike, ka folur për Vizion Plus vëllai i viktimës, i cili ka thënë se ia ka lënë në dorë drejtësisë ndëshkimin e fajtoreve.
Ndërkohë dëshmitarët okulare kane rrëfyer se Luan Koprenca, ishte një njeri i qetë dhe punonte roje në shkollën publike të zonës së “Kombinatit”. Nga ana tjetër, sipas hetuesve, 55-vjeçari ishte person i alkoolizuar. Ndërkohë mësohet se jane shoqëruar në komisariatin nr.6, 10 persona të cilët ishin të pranishëm në lokal në momentin e konfliktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *