Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Tiranë, diskutohet mbi tregun rajonal si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

25 Mars 12:27

Qeveria shqiptare po hyn në fazat përfundimtare të përpilimit të listës së reformave që do të mbështeten nga Struktura e Planit të Rritjes – nisma e re prej 6 miliardë Euro e prezantuar nga Komisioni Europian në nëntor 2023.

Në këtë kuadër, palët e interesuara, përfaqësues të BE-së dhe institucioneve rajonale e kombëtare morën pjesë në tryezën e rrumbullakët “Tregu i përbashkët rajonal dhe reformat e vendit në Planin e ri të Rritjes”, organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) në kuadër të serisë së aktiviteteve pranverore për Procesin e Berlinit, mbështetur nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane.

Përparimi në bashkëpunimin rajonal, në zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe në miratimin e acquis në Tregun e Vetëm të BE-së janë midis komponentëve kryesorë të Planit të Rritjes. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Karl Bergner deklaroi: “Qeveria gjermane mbështet plotësisht objektivat e Planit të Rritjes, në veçanti sunimin për të sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë tregut të brendshëm të BE-së dhe gjithashtu më pranë pranimit.

Ne e shohim Procesin e Berlinit dhe Planin e Rritjes si plotësues të njëri-tjetrit dhe një koordinim i mirë midis Komisionit, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Procesit të Berlinit është kyç për suksesin e tij.” Plani i Rritjes është nën procedurën trialoge dhe pritet marrja e një vendimi brenda prillit 2024 deklaroi André Rizzo, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.

“Është një lajm i mirë që tashmë ka një zotërim domethënës të Planit të Rritjes në rajon. – deklaroi Z. Rizzo. – Komisioni Europian vlerëson se Plani i Rritjes është i aftë të kontribuojë për të pasur një efekt transformues në ekonomitë e rajonit, me kusht që të përmbushen plotësisht reformat sipas Planit.”

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Politikave dhe Integrimit në BE në Zyrën e Kryeministrit, z. Adrian Kamenica njoftoi se lista e reformave që do të dorëzohen në Komision është gati, tryezat e rrumbullakëta informuese me partnerët socialë janë planifikuar të organizohen duke filluar nga java e ardhshme dhe se qeveria synon që axhendat e reformave të miratohen zyrtarisht deri në fund të majit 2024.

Më tej, ai shtoi se Plani do të ketë nevojë për kapacitete të zgjeruara njerëzore dhe për asistencë në institucionet e përfshira. Pasi vlerësoi kontributin e Procesit të Berlinit dhe të Planit të Rritjes për gjithëpërfshirje, kryetarja e Komitetit të Çështjeve Europiane dhe e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, znj. Jorida Tabaku nënvizoi nevojën për përfshirje të hershme të Parlamentit në Planin e Rritjes.

Ajo deklaroi: “Pjesëmarrja e hershme e Parlamentit është vendimtare për të çuar përpara diskutimet kombëtare dhe reformat si dhe axhendat legjislative. Mekanizmat tanë parlamentarë të integrimit në BE janë të hapur për aktorët socialë që kontribuojnë në këtë proces.”

Znj. Pranvera Kastrati, nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), theksoi se është e rëndësishme që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor të përputhen me acquis përkatës të BE-së dhe me standardet e praktikave më të mira.

“Plani i Rritjes ofron mbështetje në mbylljen e hendekut të konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur përputhjen e standardeve dhe praktikave me BE-në” – shtoi ajo.

#BerlinProcess10 Z. Ionut Sibian, Raportues për Opinionin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian (KESE) mbi Planin e Rritjes, solli në vëmendje rolin e Komiteteve të Monitorimit që bazohen në mekanizmin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Elasticitetit, dhe kontributin e aktorëve socialë. Opinioni i KESE thekson nevojën për të harmonizuar mekanizmin e Strukturës së Planit të Rritjes me parimet dhe qeverisjen e kohezionit të BE-së.

Znj. Liucija Andriekené, Anëtare Raportuese e Gjykatës Europiane të Audituesve, vuri në fokus nevojën për vlerësimin e ndikimit si të IPA III ashtu edhe të Planit të ardhshëm të Rritjes. Rekomandimet kryesore përfshijnë nevojën që Komisioni të jetë në gjendje të rishikojë listën e reformave; nevojën për të siguruar qëndrueshmërinë e reformave, më shumë saktësi në përcaktimin e kritereve të “përmbushjes së kënaqshme” etj.

Mbështetur nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane, CDI vazhdon kontributin e saj për një proces gjithpërfshirës të hartimit të politikave, dhe në rritjen e angazhimit të qytetarëve dhe mbështetjes shoqërore ndaj bashkëpunimit rajonal.

Në këtë kuadër, CDI po zbaton projektin “Kanalizimi i kontributit të shoqërisë civile në Europën Juglindore 6 në Tregun e Përbashkët Rajonal”.

Posted Under:
Aktualitet Anash
Tagged:
Jorida Tabaku RCC

Nga e njëjta kategori

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

më shumë...

Ishte duke punuar në arë me babain, hyn në lum për tu larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

më shumë...

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll sot edicionin e 9-të me dy koncerte

më shumë...

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e interesuar do t’i nënështohen testimit në 19 gusht

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

8:50

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit,...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.