Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Tirana mirëpret Ministerialin e Korridorit VIII, Spiropali: Aset strategjik për ndërlidhjen dhe sigurinë evropiane, Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti

18 Shkurt 11:39

“Korridori VIII nuk është thjesht një investim. Ai është një domosdoshmëri strategjike”.

Kështu deklaroi nga Ministeriali për Korridorin e VIII që po mbahet sot në Tiranë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.

Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror me praninë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčho Mucunski, Zëvendës Ministrit të Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, dhe Ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban.

“Është kënaqësi t’ju kemi sot këtu, në një takim që nuk lidhet thjesht me një vijë në hartë, por me formën e së ardhmes së rajonit tonë. Korridori VIII është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi, tregjet me tregjet dhe rajonin tonë me zemrën e Europës. Dy mijë vjet më parë, Via Egnatia arriti pikërisht këtë: lidhi portet, qytetet dhe njerëzit në të njëjtën hapësirë gjeografike. Sot, nuk po shpikim diçka të re. Ne thjesht po përfundojmë një detyrë që historia e ka përcaktuar tashmë për ne: ta bëjmë këtë pjesë të Europës realisht të ndërlidhur”, tha Spiropali.

Sepse ndërlidhja, shtoi Ministrja e Jashtme, nuk lidhet vetëm me asfaltin dhe hekurudhat.

“Ndërlidhje do të thotë mundësi. Do të thotë qëndrueshmëri. Dhe në Europën e sotme, nënkupton edhe siguri”, theksoi Spiropali.

Ministrja e Jashtme deklaroi se “në të gjithë vendin, korridori është në qendër të strategjisë sonë kombëtare të transportit” dhe se “Shqipëria po bëhet një nga nyjet e më të besueshme të këtij projekti”.

“Ne kemi një portofol projektesh prioritare me vlerë mbi dy miliardë euro dhe shumica e tyre janë tashmë të gatshme për zbatim. Në sektorin hekurudhor, linja Durrës–Rrogozhinë po avancon me financim evropian. Punimet inxhinierike për segmentin pasues drejt Pogradecit kanë nisur. Ndërkohë, linja e re hekurudhore që lidh Tiranën me Durrësin dhe aeroportin ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Në sektorin rrugor, segmentet kryesore nga porti drejt kufirit lindor janë në ndërtim ose në faza të avancuara përgatitore. Në sektorin e energjisë, interkonjeksioni 400-kilovolt me Maqedoninë e Veriut, që ndjek gjurmën e korridorit, është pranë përfundimit. Pra, porta perëndimore e Korridorit VIII nuk është më një ide. Ajo është një paketë projektesh konkrete në terren, me financim, kontrata dhe afate të përcaktuara”, tha ajo.

Spiropali u ndal edhe në rëndësinë e Korridorit VIII si aset strategjik për ndërveprueshmërinë dhe sigurinë europiane.

“Rrugët, hekurudhat, portet dhe lidhjet energjetike janë asete strategjike. Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues. Ai është edhe një korridor ndërveprueshmërie. Ai mundëson që forcat aleate, pajisjet dhe furnizimet të lëvizin më shpejt dhe në mënyrë më të parashikueshme në rajon, duke forcuar arkitekturën e sigurisë së krahut jugor të Aleancës. Vetëm pak ditë më parë, në Takimin Ministror të Mbrojtjes të NATO-s, u riafirmua rëndësia strategjike e mobilitetit ushtarak në krahun juglindor, duke mundësuar avancimin e përdorimit të dyfishtë të Korridorit VIII përmes financimit të përbashkët të Aleancës. Në këtë kuptim, Korridori VIII kontribuon jo vetëm në tregti dhe rritje ekonomike, por edhe në mbrojtjen kolektive, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin në hapësirën më të gjerë të Detit të Zi dhe Mesdheut”, deklaroi Spiropali.

Ministrja u ndal edhe te nevoja për përfshirjen e të gjitha segmenteve të Korridorit brenda rrjetit europian të transportit.

“Për sa kohë që segmente kyçe të Korridorit VIII mbeten jashtë rrjetit bazë TEN-T, korridori nuk mund të tërheqë shkallën e financimit dhe prioritetit politik që meriton. Ai mbetet strategjikisht i rëndësishëm, por financiarisht dytësor. Prandaj hapi i ardhshëm është i qartë. Korridori VIII duhet të njihet brenda rrjetit bazë ose rrjetit bazë të zgjeruar TEN-T. Ky vendim do të zhbllokonte financimet, do të sinkronizonte investimet dhe do ta kthente këtë korridor në një prioritet të vërtetë evropian.Kjo nuk është çështje e një trajtimi të veçantë. Është çështje logjike strategjike. Europa nuk mund të flasë për qëndrueshmëri, zgjerim dhe autonomi strategjike, ndërkohë që aksin e saj të vetëm jugor lindje–perëndim e lë jashtë rrjetit të saj bazë të transportit.”

Spiropali nënvijëzoi se faza e ardhshme e projektit duhet të jetë më praktike për ta bërë Korridorin VIII një arterie funksionale europiane.

“Na duhen afate kohore të sinkronizuara ndërmjet vendeve. Na duhen standarde teknike të ndërveprueshme. Na duhen procedura kufitare më të shpejta. Dhe na duhet financim i koordinuar nga instrumentet evropiane dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Korridori VIII është, gjithashtu, një nga mënyrat më konkrete për ta afruar rajonin tonë me Bashkimin Europian. Ai shkurton distancat. Ul kostot. Lidh bizneset, krahun e punës dhe tregjet. Dhe e shndërron gjeografinë në mundësi. Për rajonin tonë, ky nuk është vetëm një projekt transporti. Është një deklaratë politike. Ai tregon se Adriatiku dhe Deti i Zi nuk janë skajet e Evropës, por portat e saj hyrëse”, përfundoi Spiropali.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Ministerialit të Procesit të bashkpunimit në Evropën juglindore Spiropali

Nga e njëjta kategori

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

më shumë...

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

më shumë...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:42

Kush është në listë?/ Këto tre shenja...

10:34

Pa flluska në këmbë gjatë verës/ Metoda...

10:19

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe...

9:44

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

8:54

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk...

8:43

Pagat po rriten se ka zhvillim apo...

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS
  • Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.