Subscribe

Punonjësit e transportit urban protestuan edhe këtë të premte pranë ministrisë së Financave.

Ata përsëritën kërkesën e tyre drejtuar qeverisë për pagën e luftës, si kushtin kryesor për rifillimin e punës.

Nuk munguan edhe konfrontimet me policinë, që u mundua të shpërndajë tubuesit, duke qenë se grumbullimet janë të ndaluara në kushtet e pandemisë.

Ndërkohë qytetarët, të cilët kanë qenë përdorues të urbanëve, e kanë të vështirë lëvizjen në mungesë të tyre. Ata detyrohen të ecin ne kemebe në distanca të gjata.

Edhe pse u paralajmëruan nga kryebashkiaku Veliaj për heqjen e licensave në rast se nuk rifillojnë shërbimin, operatorët e transportit nuk kanë vendosur ende një datë për tu rikthyer ne pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *