Sekretari amerikan i shtetit është takuar me mbretin saudit dhe ministrat e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe ne vazhdën e takimeve per të zgjidhur mosmarrëveshjen e Gjirit. Vizita vjen pas takimeve të Tillerson në Doha ku u nënshkrua nje marrëveshjen për të luftuar financimin e terrorizmit. Qëllimi i vizitës është qe të ndërmjetësohet zgjidhja e krizës qe ka shpërthyer muajin e kaluar, kur Arabia Saudite dhe disa vende të tjera arabe, vendosën sanksione kundër Katarit për lidhjet e dyshuara me grupet ekstremiste islamike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *