Në qoftë se menduat se telenovelës ‘’Thomas dhe Samantha Markle vs. Meghan dhe familja mbretërore’’ i kishte ardhur fundi, gaboheni, pasi babai 73-vjeçar i dukeshës së Sussex-it ka vendosur sërish të fusë hundët në punët e familjes.

 

Gjatë muajit të kaluar, ai u zotua se nuk do të ndërhynte më në punët e së bijës, të cilën nuk e takon prej vitesh, por në një deklaratë ekskluzive për ‘’The Sun’’ Thomas ka vazhduar sërish me dramën e tij.

 

 

Fillimisht ai foli për marrëdhënien mes Kate dhe Meghan Markle.

 

“Kate dhe Meghan duhet t’i lënë mosmarrëveshjet mënjanë, nëse mes tyre ka të tilla. Jam shumë i shqetësuar për kritikat që Meghan po merr. Nuk mendoj se i meriton dhe nuk mendoj se po bën as çerekun e gjërave që po akuzohet. Nuk mendoj se Meghan po mundohet ta lëndojë Kate-in në asnjë mënyrë. Kate është një grua e fortë dhe nuk besoj se ka qarë, plus që ajo e di që është në pozita shumë më të forta se Meghan.”

 

Por nuk mbaroi me kaq, Thomas ofendoi publikisht princin Harry duke e quajtur arrogant dhe burracak. “Ai është njeri si të gjithë ne. Mendoj se ai ndihet sikur është mbi të gjithë të tjerët dhe ka të drejtën t’u flasë njerëzve sikur janë më pak të rëndësishëm. Nuk mund ta pranoj këtë. Është arrogance dhe mungesë burrërie”- shtoi Thomas./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *