Testet e shpejta për të verifikuar në pak minuta nëse je i infektuar nga sars covid 2 do të  jenë gati për Shqipërinë  brenda pak javësh. Lajmin e dha kreu i OBSH për Europën Hans Kluge gjatë vizitës në Tiranë

 

“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për ta përshpejtuar këtë punë.”

 

Ndërsa ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka gati financimin për këto lloj testesh.

 

“Jemi gati me financimet dhe do të kemi mundësinë që të mbështeti nga OBSH për testet e shpejt. Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta.”

 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe OBSH drejtori për Europën shtoi se testimi nuk është zgjidhja magjike por duhet gjurmim dhe izolimi si hallka të rëndësishme.

 

“Vetëm testimi nuk është zgjidhja magjike, dhe as qëllim në vetvete, por duhen gjurmim dhe izolim i shpejtë i rasteve. Duhet vigjilencë nga të gjithë për kujdesin dhe mbajtjen e maskës, pasi pot ë mbahej maska nga të gjithë që në fillim të pandemisë do të ishin shpëtuar 260 mijë njerëz.”

 

Sipas organizatës botërore të shëndetësisë Shqipëria nuk ka patur një valë të parë të pandemisë si vendet e tjera por megjithë drejtuesi për Evropën Hans Kluge apeloi të bëhet kujdes me qellim që spitalet dhe stafet mjekësore të mos shkojnë drejt lodhjes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *