Policia gjermane ka kontrolluar shtëpitë e katër burrave për lidhje të dyshuara me autorin e sulmin terrorist në qendër të Vjenës.

 

Policia tha se burrat nuk konsiderohen të dyshuar, por ata kishin kontakte me sulmuesin, madje dy e kanë takuar atë personalisht në Vjenë në korrik.

 

Të katër burrat, shtëpitë e të cilëve u kontrolluan, ishin të moshës 19 deri në 25 vjeç.

 

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer deklaroi se disa njerëz në Gjermani po monitorohen gjatë gjithë kohës për ngjarjen në fjalë.

 

Sulmi në Vjenë ndodhi të hënën, ku humbën jetën katër persona dhe u plagosën 23 të tjerë. Policia qëlloi për vdekje personin e armatosur dhe zbuloi se ai kishte shtetësi austriake dhe maqedonase.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *