Subscribe

Tërmetet që goditën Shqipërinë mëngjesin e kësaj të marte janë bërë kryefjale edhe në mediat botërore.

 

“The New York Times” shkruan “Një tërmet I fuqishëm godet Shqipërinë”, duke vijuar më tëj: “Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, më i forti që ga goditur vendin në dekada, u regjistrua pranë Tiranës”.  “Daily Mail” shkruan: “6 të vdekur si pasojë e tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë duke shkatërruar ndërtesa, ndërsa banorët vrapojnë nëpër rrugë për shkak të panikut”

 

“CNN” shkruan se si pasojë e tërmetit që foditi Shqipërinë kanë mbëtur më shumë se 140 persona të lënduar.  “BBC” i Britanisë së Madhe shkruan se paniku që ka përfshirë qytetarët shqiptarë është i madh.

 

Agjensia e lajmeve “Reuters” shkruan se  “tërmeti i kësaj të marte që tronditi Shqipërinë ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Disa njerëz janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shembura”

 

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë është bërë kryelajm edhe në mediat e vendeve fqinje. Skai shkruan se frika që numri i viktimave mund të rritet është e madhe.

 

Edhe “Ansa” në Itali ka pasqyruar tërmetin e mëngjesit të kësaj të marte.  Ndërkohë 30 lëkundje të tjera toke mbi 3 ballë janë regjistruar pas mesnate deri më tani në vendin tonë.

 

Ndërkohë deri më tani si pasojë e termetit që ka goditur vendin tonë kanë humbur jetën 8 persona dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *