Pjesë të bregut perëndimor të ishullit Sakhalin dhe rajoneve kontinentale të Primorsk dhe Khabarovsk, të cilat ndodhen pranë Japonisë në bregun rus të Paqësorit, janë nën kërcënimin e një cunami, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar zyrtarë, raporton Reuters.

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi sot Japoninë qendrore, duke nxitur një paralajmërim për cunami dhe këshilla për evakuimin e banorëve.

Mediat ruse cituan autoritetet në qytetin port të Vladivostok në rajonin e Primorsk të kenë thënë se kushdo që lundron në ujërat lokale duhet “të kthehet menjëherë në breg”.

TASS citoi autoritetet në rajonet e Sakhalin dhe Khabarovsk të kenë thënë se vala nuk do të ishte kërcënuese për jetën.

TASS citoi gjithashtu Ministrinë Ruse të Situatave të Emergjencave, e cila mohoi raportet e mëparshme se evakuimi i popullsisë nga zonat e rrezikshme në Sakhalin ishte duke u zhvilluar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *