Qeveria greke do të ketë të njëjtin qëndrim për celjen e negociatave si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut në samitit e 18 tetor.

 

Kështu pohoi përfaqësuesi i qeverisë Stelios Pecas, raporton Vizion Plus.

 

 

STELIOS PETSAS

 

PËRFAQËSUES I QEVERISË GREKE

 

Pas diskutimeve me Bashkimin Europian qendrimi ynë është i qartë: nuk ka ndarje për perspektivën europiane mes Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut. Nuk do të hapet asnjë kapitull negociatash për Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Europian nëse nuk respektohen interesat e Greqisë. Sic e dini pritet një procedurë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të shohim si do të shkojë në vijimësi, raporton V+.

 

 

Gjithashtu përfaqësuesi i qeverisë së Kiriakos Micotaqis nënvizoi se marrëveshja e Prespës nuk ka kthim pas.

 

 

STELIOS PETSAS

 

PËRFAQËSUES I QEVERISË GREKE

 

 

Qendrimi yne per marreveshjen e Prespes nuk ka ndryshuar, ne beme maksimumin tone. Te mos nenshkruhej më pas të mos miratohej. Ajo cka mund të bëjmë tani pas miratimit të saj, është të mos lejojmë të ketë pasoja negative për Greqinë, kryesisht për produktet maqedonase.

 

 

Athina zyrtare bëri të ditur se në Nju Jork gjatë punimeve të asamblesë së përgjithshme të okb, kryeministri grek Kiriakos Micotakis do të takohet me presidenti amerikan Donald Trump  më 24 shtator si dhe me atë turk Taip Erdogan, thuhet me tej ne lajmin e publikuar nga Vizion Plus.

 

Gjithashtu pritet zbardhja e axhendës për takimet me kryeministrin shqiptar edi rama dhe atë maqedonas Zoran Zaev./ Gerta Banushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *