Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e një personi I cili ishte shpallur në kërkim për një vrasje të mbetur në tentative në muajin gusht.

 

Në pranga ra shtetasi Fatjon Aliraj 31 vjec banues në qytetin bregdetar.

 

Ai akuzohet për ngjarjen e datës 6 gusht në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ku ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasi me iniciale A.M, pronar i nje subjekti tregtar.

 

Fatjon Aliraj akuzohet për veprat “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *