E hënë, 12 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Pesë muaj jashtë fushave, Arlind Ajeti rikthehet fuqishëm

Pas pesë muajsh larg fushave për shkak të një dëmtimi, Arlind Ajeti është rikthyer në formacionin titullar të Bodrumspor.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti në humbjen 0-2 të skuadrës së tij ndaj Keçiörengücü, ekip ku aktivizohet edhe ish-mesfushori shqiptar Odise Roshi, i cili arriti të gjente rrugën drejt rrjetës.

Reklamë

Rikthimi i Ajetit përbën një lajm pozitiv si për klubin turk, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare.

Pas një periudhe të gjatë rikuperimi, qendërmbrojtësi tashmë synon të fitojë ritmin e duhur të ndeshjeve dhe të jetë në dispozicion të trajnerit kuqezi për dy sfidat e muajit nëntor.

Reklamë

Prania e tij në fushë është një sinjal inkurajues për repartin defensiv të Shqipërisë, ndërsa rikthimi në formë i mbrojtësit pritet të jetë një element i rëndësishëm në prag të angazhimeve të radhës të kuqezinjve.

Pas pesë muajsh mungesë, Ajeti është sërish në fushë dhe synon të lërë pas dëmtimin, për t’u rikthyer plotësisht në shërbim të klubit dhe Kombëtares shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.