Bota
Shpërthim në veri të Izraelit, plagosen 20 persona

Të paktën 20 persona u plagosën nga një shpërthim në veri të Izraelit, thanë ekipet e shpëtimit dhe policia.
Ushtria izraelite bëri të ditur se në vendngjarje u dërguan ushtarë dhe helikopterë.
Reklamë
Sipas raportimit të The Times of Israel, mes të plagosurve kishte studentë dhe mësues që po zhvillonin një ecje në zonë. Dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga municione të pashpërthyera.
Magen David Adom (MDA), ekuivalenti izraelit i Kryqit të Kuq, njoftoi se ekipet e shpëtimit u dhanë ndihmën e parë tetë personave me lëndime të rënda ose të moderuara, si dhe personave të tjerë me lëndime të lehta.
Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi pranë qytetit Neot Mordechai, afër kufirit me Libanin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




